Vinicius zbulon çfarë ndodhi me Piquen dhe pse i tha “a je i çmendur?” - Gazeta Express
string(67) "vinicius-zbulon-cfare-ndodhi-me-piquen-dhe-pse-i-tha-a-je-i-cmendur"

Gazeta Express

05/03/2020 20:15

Vinicius zbulon çfarë ndodhi me Piquen dhe pse i tha “a je i çmendur?”

Gazeta Express

05/03/2020 20:15

Gerrard Pique dhe Vinicius Junior kanë pasur disa diskutime në fushë për një penallti të kërkuar nga braziliani gjatë ‘El Clasicos’ në “Santiago Bernabéu”.

Talenti 19-vjeçar i Real Madridit shfrytëzoi kanalin e tij zyrtar në Youtube për të shpjeguar se çfarë ndodhi atë natë në fushë.

Vetëm pas ndeshjes, Vinicius e kishte kuptuar se kishte akuzuar njeriun e gabuar.

“Nuk të kam prek, nuk të kam prek”, i kishte thënë Pique Viniciusit, i cili tregon se vetëm pasi pa gjithçka në përsëritje, kuptoj ato që i tha Pique.

“mendoja se ka ndërhyrë ai, por vetëm pasi pash videon e kuptova që nuk ishte ai. Prandaj ai më ka thënë a je i çmendur?”.

Vinicius tha se është mirë që gjërat që ndodhin në fushë të mbesin në fushë.

19 vjeçari shënoi në El Clasico duke e ndihmuar Realin ta mposhtë Barcelonën. /Gazeta Express/

VIDEON mund ta shikoni KETU Vinicius Junior

Advertisement
Advertisement
Advertisement