Visar Bekaj njofton largimin nga Hatayspori - Gazeta Express
string(43) "visar-bekaj-njofton-largimin-nga-hatayspori"

Futboll

Gazeta Express

01/12/2025 17:13

Visar Bekaj njofton largimin nga Hatayspori

Futboll

Gazeta Express

01/12/2025 17:13

Portieri i kombëtares së Kosovës, Visar Bekaj ka njoftuar largimin nga klubi i Hatayspor.

Hatayspor është klub që garon në ligën e dytë të Turqisë, teksa Bekaj i ishte bashkuar klubit turk më 2023.

Bekaj njoftoi largimin e tij përmes një postimi në rrjetet sociale, duke falënderuar klubin për kohën e kaluar aty.

“Faleminderit Hatayspor për dy vitet e gjysmë të kaluara! Ka qenë një nder i madh të luaj për këtë stemë dhe të ndaj fushën me shokë të shkëlqyer skuadre. Një falënderim i veçantë për tifozët dhe stafin teknik për mbështetjen gjatë gjithë kohës sime këtu. I uroj klubit gjithë të mirat në të ardhmen”, ka shkruar në “Facebook”.

Bekaj u transferua në Turqi nga Tirana, për të cilën luajti tri sezone.

Në Tiranë, Bekaj u transferua nga kryeqyteti i Kosovës, më saktësisht nga klubi i Prishtinës.

Bekaj është rregullisht i ftuar edhe te kombëtarja e Kosovës, duke qenë i treti në renditjen e portierëve, pas Arijanet Muricit dhe Amir Saipit. Për Kosovën, Bekaj ka nëntë paraqitje./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement