Portieri i kombëtares së Kosovës, Visar Bekaj e ka gjetur destinacionin e tij të radhës në karrierë.
28-vjeçari u largua nga Hatayspor – ekip i ligës së dytë të Turqisë – në fillim të dhjetorit, teksa tashmë është bërë me dije edhe klubi i tij i radhës.
Në fakt, sipas raportimeve të ditës së sotme, thuhet se Bekaj është rikthyer te Tirana, nga ku edhe ishte transferuar në futbollin turk te Hatayspori.
Është gazetari Lorik Gashi që ka raportuar se marrëveshja mes klubit dhe lojtarit tashmë është nënshkruar, dhe se zyrtarizimi i tij është vetëm çështje orësh.
Bekaj kaloi pak më shumë se dy vite te Hatayspori pas transferimit nga Tirana më 2023.
Te Tirana, Bekaj u transferua nga Prishtina dhe luajti për tri sezone.
Bekaj është produkt i akademisë së Ramiz Sadikut, teksa u transferua tek akademia e Prishtinës më 2013.
Portieri dardan ka po ashtu nëntë paraqitje me kombëtaren e Kosovës./GazetaExpress/
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...