string(85) "vizita-e-vuciqit-me-9-maj-ne-moske-be-spo-themi-qe-sdo-te-kete-pasoja-por-eshte-heret"

Lajme

Gazeta Express

24/04/2025 15:06

Me i fundit

Vizita e Vuçiqit më 9 maj në Moskë, BE: S’po themi që s’do të ketë pasoja, por është herët

Lajme

Gazeta Express

24/04/2025 15:06

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet të marrë pjesë në ceremonitë e Ditës së Fitores në Moskë më 9 maj.

Këtë vizitë nga kreu i një shteti që është kandidat për Bashkimin Europian po e kundështon Unioni si veprim në shpërputhje me politikat e jashtme.

Lexo Edhe:

Zëdhënësit e Bashkimit Europian në konferencën e sotme për media u pyetën mbi këtë vizitë dhe nëse do të ketë pasoja.

“BE-ja ka qenë shumë e qartë me partnerët tonë, përfshirë edhe Serbinë, që raportet me Rusinë nuk mund të vazhdojnë si më parë”, tha zëdhënësi Guillaume Mercier.

Gazetarët e pyetën atë nëse do të ketë ndonjë pasojë konkrete për Serbinë nëse Vuçiq shkon në Moskë.

“Ne nuk po themi se nuk do të ketë ndonjë pasojë. Është shumë herët që të paragjykojmë, ne nuk po spekulojmë sepse po flasim për një ngjarje që do të ndodhë më 9 maj, pra është herët”.

Ndërkaq, një zëdhënësja Paula Pinho i dha përgjigje një pyetjeje për pjesëmarrjen e kryeministrit sllovak, Robert Fico, si vend anëtar i BE-së.  

“Nuk është veç për vendet kandidate, por edhe për ato anëtare dhe ne i shohim festimet e 9 majit si pjesë e propagandës ruse dhe një përpjekje për të justifikuar invazionin e saj në Ukrainë dhe ne duhet të përmbahemi në dhënien e legjitimitetit në çfarëdo mënyre në këtë luftë. Përmbajtja nga pjesëmarrja në Moskë”./Express/