Vizita për koalicionin - delegacioni gjerman del në konferencë për media - Gazeta Express
string(70) "vizita-per-koalicionin-delegacioni-gjerman-del-ne-konference-per-media"

Gazeta Express

19/12/2019 9:13

Vizita për koalicionin – delegacioni gjerman del në konferencë për media

Gazeta Express

19/12/2019 9:13

Dy anëtarët e Bundestagut gjerman, Peter Beyer dhe Christian Schmidt që po qëndrojnë në Kosovë për të bërë disa takime që lidhen me zhvillimet për koalicion në mes të LDK’së e VV’së, do të mbajnë sot gjatë ditës konferencë për media, raporton Gazeta Express.

Përmes një njoftimi dërguar nga ambasada gjermane, bëhet e ditur se Beyer dhe Schmidt do të dalin para mediave në konferencë në ora 11:00.

Konferenca do të mbahet në zyrat e ambasadës gjermane në Prishtinë.

Kjo vizitë e delegacionit gjerman vjen në kohën kur VV e LDK nuk po mund të dakordohen për koalicion, pasi që Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar postin e presidentit si garanci për marrëveshje, kusht të cilin nuk po e pranon partia e udhëhequr nga Albin Kurti./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement