Në edicionin festiv të emisionit “Canapé” me Shpend Lipën, Presidentja Vjosa Osmani ka rrëfyer detaje interesante nga jeta e saj personale.
Ajo foli për Prindonin dhe lidhjen e tyre, duke treguar se planifikojnë të organizojnë një dasmë pasi nuk e bënë në 15 vjetorin e lidhjes së tyre.
Osmani tregoi se ai i thotë gjithmonë që ia ka borxh një dasmë.
“Fillimisht u fejuam, pastaj u martuam, por nuk patëm dasmë. Ai gjithmonë më thotë: ‘ma ke një dasmë borgj.’ Mendojmë ta bëjmë për 15 vjetorin, pasi nuk arritëm ta bëjmë për 10 vjetorin për shkak të një udhëtimi zyrtar,” tha Osmani në T7.
Se çfarë ka thënë më shumë rreth kësaj teme, mund ta mësoni duke klikuar në linkun e mëposhtëm.
Intervista e plotë transmetohet të martën në T7, nga ora 20:10. /GazetaExpress/
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...