string(87) "vjosa-paralajmeron-ankese-ne-uefa-per-ndodhite-ne-finalen-e-kupes-se-kosoves-ne-futsall"

Vjosa paralajmëron ankesë në UEFA për ndodhitë në finalen e Kupës së Kosovës në futsall

Sport

Gazeta Express

26/04/2025 17:22

Skuadra e Vjosës nuk është dorëzuar ende pas humbjes së finales së Kupës së Kosovës në futsall, ku u mposht me rezultat 5:4 nga Prishtina 01.

Vjosa ka dorëzuar ankesë në Komisionin për Ankesa dhe ka paralajmëruar se do t’i drejtohet edhe UEFA-s. 

Lexo Edhe:

Klubi ka shprehur vendosmërinë për të kërkuar drejtësi, duke prezantuar prova që lidhen me rastet e diskutueshme të finales dhe ka kërkuar që të iniciohet procedurë disiplinore ndaj treshe së gjyqtarëve. 

“Ne si FC Futsal Vjosa kemi dorëzuar një ankesë zyrtare publike në Komisionin e Futsallit, të mbështetur me prova të qarta që dëshmojnë padrejtësinë e ndodhur. Ky rast është një thirrje e fortë për më shumë profesionalizëm dhe përgjegjësi në fushë. Futsalli meriton më shumë! Drejtësia duhet të vihet në vend! Ankesa jonë do të dërgohet edhe në organin më të lartë të futbollit, UEFA”, thuhet në reagimin e Vjosës, i shoqëruar edhe me pamje video./GazetaExpress/