string(95) "vladimir-putin-ofron-ndalimin-e-pushtimit-te-ukraines-ne-vijen-e-frontit-aktual-financial-times"

Vladimir Putin ofron ndalimin e pushtimit të Ukrainës në vijën e frontit aktual – Financial Times

Lajme

Gazeta Express

23/04/2025 11:36

Presidenti rus Vladimir Putin propozoi ndalimin e pushtimi në Ukrainë në vijën aktuale të frontit, si pjesë e një marrëveshjeje paqeje me presidentin amerikan Donald Trump, tha Financial Times në një raport të botuar të martën.

 Raporti citoi burime anonime të përshkruara si “njerëz të njohur me çështjen”. Putini e bëri propozimin gjatë një takimi me të dërguarin special të Donald Trump, Steve Witkoff në Shën Petersburg në fillim të këtij muaji.

Lexo Edhe:

“Ne kemi folur gjithmonë për këtë, se kemi një qëndrim pozitiv ndaj çdo nisme paqësore. Shpresojmë që përfaqësuesit e regjimit të Kievit të ndihen në të njëjtën mënyrë,” i tha Putin gazetarit të televizionit shtetëror Pavel Zarubin të martën.

Sipas Financial Times, presidenti rus tha se do të konsideronte tërheqjen e pretendimeve të Moskës ndaj pjesëve të Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia – katër rajone të Ukrainës që Rusia i pushton pjesërisht.

Shtetet e Bashkuara do të pranonin kërkesat e tjera të rëndësishme të Rusisë, duke përfshirë njohjen e sovranitetit të saj mbi gadishullin e Krimesë, të pushtuar në vitin 2014, dhe ndalimin e Ukrainës nga antarësimi në NATO, thuhet në raport, përcjellë DW.

Gazeta me bazë në Londër raportoi gjithashtu se Kievi dhe aleatët e tij evropianë kanë kërkuar një rivendosje të plotë të kufijve të Ukrainës para vitit 2014. Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth e përshkroi kërkesën e Ukrainës si “joreale”.

Të martën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha gjithashtu në një konferencë për media se ai është i hapur për dialog me Rusinë, por vetëm pas një armëpushimi.

Përfaqësuesit ukrainas do të takohen gjithashtu me aleatët – Mbretërinë e Bashkuar, Francën dhe Shtetet e Bashkuara – në Londër të mërkurën.