string(102) "vlore-40-vjecari-kryen-marredhenie-seksuale-me-nje-te-mitur-e-nxit-ate-dhe-shoqet-te-saj-te-pine-droge"

Vlorë, 40-vjeçari kryen marrëdhënie seksuale me një të mitur! E nxit atë dhe shoqet të saj të pinë drogë

Shqiperi

Gazeta Express

25/03/2025 14:00

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë. Policia ka arrestuar një 40-vjeçar, i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur (15 vjeç).

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur më 22 mars 2025.

Lexo Edhe:

Blutë e Vlorës njoftojnë se kanë vënë në pranga shtetasin R. R., 40 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitura” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.

Gjithashtu, shtetasi R. R. dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin F. Q., 33 vjeç (për të cilin ka nisur procedimi penal për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës”), ka nxitur 15-vjeçaren dhe dy shoqe të saj, 15 dhe 16 vjeçe, për të përdorur lëndë narkotike.