string(80) "vmro-dpmne-filipce-zaev-dhe-lsdm-te-pergjigjen-se-si-merret-viza-e-arte-ne-dubai"

Maqedoni

Gazeta Express

19/04/2025 11:40

VMRO-DPMNE: Filipçe, Zaev dhe LSDM të përgjigjen se si merret viza e artë në Dubai

Maqedoni

Gazeta Express

19/04/2025 11:40

“Filipçe, Zaev dhe LSDM të përgjigjen se si merret viza e artë në Dubai? Ka kohë që Filipçe, Zaev dhe LSDM heshtin dhe nuk u përgjigjen pyetjeve tona në lidhje me Dubain. A është heshtja konfirmim, ne e pyesim LSDM-në publikisht? A po ndërton Zaev në Dubai ndërtesa mbi 50 kate? Nga i merr ato para Zaev?” pyesin nga VMRO-DPMNE në pushtet.

Ata thonë se “në kontekst të kësaj shtrohet pyetja, a është i lidhur edhe Filipçe me këtë aferë, prandaj është emëruar në krye të LSDM-së për të mbrojtur mentorin e tij Zaev?”.

Lexo Edhe:

“A kanë Filipçe dhe Zaev viza të arta për Dubai? Si i kanë marrë dhe nga i kanë marrë paratë? A do t’i mohojnë dyshimet Filipçe dhe Zaev? Filipçe, Zaev dhe LSDM as nuk i mohojnë dhe as nuk i përgjigjen pyetjeve tona. Pasi shkatërruan dhe e grabitën shtetin, tani ato lekë po i investojnë në biznese private. Përderisa pretendonin se e shpëtonin Maqedoninë, po shpëtonin veten dhe milionat e tyre”, thonë nga VMRO-DPMNE.