Volejbollistët e Ulpianës heqin dorë edhe nga rrogat veç për t'ia mundësuar klubit transferimin e lojtarëve të huaj - Gazeta Express
string(114) "volejbollistet-e-ulpianes-heqin-dore-edhe-nga-rrogat-vec-per-tia-mundesuar-klubit-transferimin-e-lojtareve-te-huaj"

Sport

Gazeta Express

25/10/2023 21:03

Volejbollistët e Ulpianës heqin dorë edhe nga rrogat veç për t’ia mundësuar klubit transferimin e lojtarëve të huaj

Sport

Gazeta Express

25/10/2023 21:03

Krahas infrastrukturës, rrogat kanë qenë njëri prej problemeve kryesore të sportit kosovar pasluftës.

Jo rrallëherë ka ndodhur kur sportistëve nuk u është paguar dhe shpërblyer djersa e derdhur për fanellat e klubeve që i kanë përfaqësuar.

Atyre u kanë mbetur borxh klubet e tyre nga disa rroga, sot e asaj ditë.

Por, në rastin tonë, sportistët e kanë bërë një veprim të papritur, por shembullor.

Lojtarët e klubit të volejbollit Ulpiana, e kanë bërë një sakrificë që pakkush do ta bënte.

Të vetëdijshëm që klubi s’do të kishte mundësi t’i paguante ata dhe njëkohësisht të bënte përforcime nga jashtë, ata e kanë marrë një vendim për t’u duartrokitur.

Në fakt, lojtarët e ekipit nga Lipjani, i cili sezonin e kaluar ishte shpallur kampion i Superligës B, tash pjesë e Superligës A, vendosën që të heqin dorë nga rrogat e tyre, vetëm e vetëm për t’ua mundësuar drejtuesve të klubit që të sjellin lojtarë nga jashtë.

Ndonëse i kishin rrogat simbolike, të gjithë njëzëri e përqafuan iniciativën për të luajtur pa para, në mënyrë që ta përfaqësojnë sa më mirë qytetin e tyre me ndihmën e lojtarëve të huaj.

Advertisement
Advertisement
Advertisement