string(99) "votimi-nga-jashte-kqz-164-022-zarfe-te-marra-nga-zgjedhesit-22-534-flete-votimi-mberrijne-ne-tirane"

Votimi nga jashtë, KQZ: 164 022 zarfe të marra nga zgjedhësit, 22 534 fletë votimi mbërrijnë në Tiranë

Shqiperi

Gazeta Express

25/04/2025 10:06

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar procesin e dërgimit të zarfeve me fletët e votimit për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, të cilët janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Sipas shifrave zyrtare të publikuara nga KQZ, deri sot ora (09:10) janë marrë nga zgjedhësit 164 022 zarfe, ndërsa 22 534 kanë mbërritur në KQZ.Votuesit në diasporë kanë kohë ta plotësojnë dhe ta dërgojnë fletën e votimit me postë deri në javën e parë të muajit maj. Çdo votë që mbërrin në Shqipëri pas datës 11 maj, ora 19:00, do të konsiderohet e pavlefshme.Vendi i caktuar për administrimin e këtij procesi është Pallati i Sportit “Feti Borova”, pranë Parkut Olimpik Tiranë. Aty po përgatiten dhe dërgohen fletët e votimit dhe po aty do të kryhet numërimi i votave të diasporës.