Dëshmorët e kombit do të kujtohen gjithmonë për kontributin e tyre në lirinë e vendit, të cilën po e shijojmë qe më shumë se dy dekada.
E të njëjtën gjë po e bëjnë edhe Kuvendi Komunal i Lipjanit në bashkëpunim me Federatën e Atletikës së Kosovës dhe klubin atletik “Blinaja”, shkruan “Gazeta Express”.

Në fakt, për nder të 23 vjetorit të rënies heroike të dëshmorit të kombit Haradin Bajrami “Dinamiti”, në Lipjan do të organizohet gara e vrapimit “Vrapojmë Shtigjeve të Haradin Bajramit”.
Organizimi i kësaj gare do të bëhet në shtegun e ecjes në Lipjan më 3 prill në orën 11:00.
Organizatorët i kanë prezantuar edhe disiplinat e kësaj gare dhe kohën e startit sipas disiplinave.

Gjithashtu, ata njoftuan se për të gjithë fituesit do të ketë diploma e medalje, kurse te fituesit e seniorëve edhe kupa. /Gazeta Express/