Në një letër drejtuar prokurorëve të Romës, Mark Samson shpjegon versionin e tij të vrasjes së Ilarias Sulës, ish-dashurës së tij me origjinë shqiptare, me banim në Romë të Italisë.
“Nga ora 22:15 e 25 marsit deri në mesnatë folëm për marrëdhënien tonë, për faktin se më shqetësonte dhe isha lodhur duke pritur dhe ndërkohë ajo kërkonte njerëz të tjerë për t’u lidhur”, – shkruan 23-vjeçari në letër, në të cilën tregon fazat që i paraprinë goditjes me thikë të 22-vjeçares në apartamentin ku jetonte Samsoni me prindërit e tij në rrugën Homs, në lagjen Afrikane të kryeqytetit italian.
Në letër ai zbulon edhe një detaj: me trupin e mbyllur në një valixhe brenda veturës, pastaj ndaloi për të blerë cigare dhe një shkrepëse në një dyqan. I riu, aktualisht i izoluar në Regina Coeli me akuzën e vrasjes me dashje dhe fshehjes së një kufome, shkruan se mbrëmjen e 25 marsit “po bëhej vonë dhe kështu Ilaria më pyeti nëse mund të qëndronte në shtëpinë time”.
“I dhashë një palë pizhame që të flinte rehat”, – shton ai. “U shtrimë në shtratin tim dhe filluam të flisnim për gjërat e mira që kishim kaluar së bashku, përvojat, udhëtimet dhe nofkat që i vinim njëri-tjetrit. “Dashuri, zemër, jetë…” dhe pastaj kaluam tek ato shqipe “Shpirt”, “Zemra ime” dhe së fundmi tek ato filipinase “‘Bebe Ko’, ‘Mahal’, ‘Asaëa’…”.
Në letër, 23-vjeçari më pas ndalet tek ajo që ndodhi pas goditjes me thikë, mëngjesin e datës 26, dhe te përpjekja e tij për të hequr qafe trupin duke e mbyllur në një valixhe dhe duke e hedhur në një përrua në zonën e Capranica Prenestina.
“E nxora karrocën nga ndërtesa, ishte një ditë me një diell të ndritshëm e verbues. Shoh dy vajza që vinin në drejtimin tim, i lashë të kalonin dhe menjëherë pas kësaj e ngrita karrocën pa ndihmën e askujt: Hapa ndarjen e bagazheve dhe ndalova për një moment për të rifituar forcën. E ngre çantën dhe e vendos në anën e djathtë të bagazhit dhe largohem pa një drejtim të saktë. Rreth orës 16:30 ndalem te një tabakino dhe blej cigare dhe një shkrepëse” – rrëfen filipinasi.