string(92) "vrasja-e-14-vjecarit-para-shkolles-rama-po-mendojme-mbylljen-e-plote-te-tik-tok-dhe-snapchat"

Shqiperi

Gazeta Express

20/11/2024 12:59

Vrasja e 14 vjeçarit para shkollës, Rama: Po mendojmë mbylljen e plotë të “Tik Tok” dhe “Snapchat”

Shqiperi

Gazeta Express

20/11/2024 12:59

Sherri mes bashkëmoshatarëve që i mori jetën 14 vjeçarit Martin Cani në derë të shkollës Fan Noli në Tiranë është komentuar nga kryeministri Edi Rama. Ai u shpreh se ka ardhur momenti që të marrin masa duke mbyllur tik tok dhe snapchat.

Rama: Prej tre ditësh i madh e i vogël është tronditur nga vrasja makabër e një nxënësi 14 vjecar e gjithë dinamika nxjerr në pah kërcënimin permanent ku tik tok apo snap chat thithin përditë fëmijët që në moshat më të vogla.

Lexo Edhe:

Autoriteti i prindërve apo mësuesve sfidohen orë e cast nga bota paralalele e këtyre rrjeteve ku nuk ka asnjë filtër, e deri shëndeti mendor vihen në pikëpyetje. Janë të vërteta që nuk është e vështirë të biem dakord.

Garantimi i sigurisë së fëmijëve është përparësia e përparësive tona. Shumë shtete po përpiqen të vendosin filtra mbrojtjës, por pa rezultat. Jemi angazhuar në hulumtimin e kësaj problematike. Austrial e Franca po diskuton vendosjen si kusht hapjen e një llogarie online të fëmijëve. Por tej këtyre përpjekjeve, problemi ende i hapur mbetet mungesa e një sistemi të zbatimit të tyre.

Dilema jonë si qeveri është nëse duhet të provojmë edhe ne të ecim në drejtim të vendosjes së filtrave, kur në fakt efektiviteti i tyre është i ulët ndërsa stimujt e dhunës dhe bullizmit vetëm rriten, apo të ndërmarrim një masë drastike, për mbylljen e plotë të tik tok dhe snap chat. Do e hedhim për diskutim të gjerë me prindërit