Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata e Apelit ndryshon vendimin për Arbër Paplekajn, e dënon me 7 vjet burg - Gazeta Express
string(102) "vrasja-e-pjerin-xhuvanit-gjykata-e-apelit-ndryshon-vendimin-per-arber-paplekajn-e-denon-me-7-vjet-burg"

Shqiperi

Gazeta Express

01/07/2024 17:07

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata e Apelit ndryshon vendimin për Arbër Paplekajn, e dënon me 7 vjet burg

Shqiperi

Gazeta Express

01/07/2024 17:07

Gjykata e Apelit dënoi me 7 vjet vjet burgim  Arbër Paplekaj për vrasjen e mjekut psikiastër Pjerin Xhuvani më 21 prill 2021. Paplekaj u cilësua fajtor për akuzën e vrasjes se kryer në kushtet e tronditjes së fortë psikike.

Dy ish-zv drejtorët e policisë se Elbasanit Nikollaq Palla dhe Albert Nushi si dhe efektivët e policisë u cilësuan të pafajshëm.Për Arbër Paplekaj, u kërkua 22 vite burg nga shkalla e parë për vrasjen e Pjerin Xhuvanit prill 2021. Por vetë i akuzuari kërkoi rikualifikim të veprës penale nga vrasje me dashje ne vrasje në kushtet e tronditjes së fortë psiqike.

Sa i përket dy ish-nëndrejtorëve të policisë së Elbasanit dhe 6 efektivëve të forcave Shqiponja, Apeli  i shpalli ata të pafajshëm. Gjykata e Elbasanit i kishte dënuar ish-zyrtarët e policisë me 1 vit shërbim prove, për shpërdorim detyre.

Lexo Edhe: