string(68) "vrasja-e-policit-ibishi-rast-i-rende-dyshimi-per-vrasje-nga-i-mituri"

Lajme

Gazeta Express

22/04/2025 19:03

Vrasja e policit, Ibishi: Rast i rëndë dyshimi për vrasje nga i mituri

Lajme

Gazeta Express

22/04/2025 19:03

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, e ka cilësuar si rast të ndjeshëm vrasjen e rreshterit policor, Muhamed Lika, në mënyrë të organizuar nga 7 të dyshuarit.

Ibishi ka potencuar faktin që e bën edhe më të  rëndë këtë rast është dyshimi për vrasjen e tij nga një i mitur.

Lexo Edhe:

“Shumë rast i rëndë sepse vet implikimi kur në momentin e kryerjes së veprës ende s’i ka pasur 18 vjet, kjo është jashtëzakonisht shqetësuese. U zgjedh një person për të cilën nëse caktohet burgim, mund të caktohet deri në 10 vite për të mitur, por jo edhe sikur që përfshihet vepra si e rënëd për vrasjen e zyrtarit policor me dënim maksimal deri në 25 vite apo burgim i përjetshëm”, ka thënë Ibishi në “Info Plus” të RTK-së.

Ibishi ka përmendur edhe dyshimet se ky grup mund të ketë një strukturë të konturave të tjera, e që e bën të nevojshëm kërkimin edhe më të thellë në rrethanat e saj.