Një plagosje ka ndodhur të hënën në Klinë, në ora 16:40, ku më pas nuk arriti t’i përballonte plagët e marra.
Plagosja është konfirmuar për Gazetën Express nga Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.
“Rreth orës 16:40 policia është njoftuar se në një lokal në rrugën “Leonard Palucaj” në Klinë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes”.
“Nga këto të shtëna një person është plagosur dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë. I dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe policia është në kërkim të tij”, ka thënë ai.
Më pas Gazeta Express nga burimet ka pranuar informacion që personi në fjalë ka vdekur.
T7 ka siguruar një video teksa i dyshuari shihet duke ikur me armë në dorë. /Gazeta Express