string(84) "vrau-me-plumb-ne-koke-policin-e-shqiponjave-dergohet-per-gjykim-autori-azgan-mernica"

Vrau me plumb në kokë policin e “Shqiponjave”, dërgohet për gjykim autori Azgan Mërnica

Shqiperi

Gazeta Express

28/03/2025 11:19

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim Azgan Mërnicën për vrasjen e punonjësit të policisë Novruz Cenalia. Ngjarja ndodhi më 13 maj 2024, në fshatin Baltëz, Fier. Mërnica akuzohet për vrasjen e një punonjësi të Policisë së Shtetit, si dhe për mbajtjen e armëve dhe drejtimin e automjetit në mënyrë të parregullt.

Sipas prokurorisë, konflikti mes Mërnicës dhe Cenalia-s nisi për shkak të një manovre të rrezikshme nga Mërnica në rrugë. Pas një tërheqje vëmendjeje nga Cenalia, Mërnica ka dalë nga automjeti me një armë dhe ka qëlluar drejt punonjësit të policisë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Lexo Edhe: