Vrau turistët çekë në tentativë për t’i grabitur, Mjacaj humb betejën në Kushtetuese - Gazeta Express
string(82) "vrau-turistet-ceke-ne-tentative-per-ti-grabitur-mjacaj-humb-betejen-ne-kushtetuese"

Shqiperi

Gazeta Express

24/12/2022 14:38

Vrau turistët çekë në tentativë për t’i grabitur, Mjacaj humb betejën në Kushtetuese

Shqiperi

Gazeta Express

24/12/2022 14:38

Sokol Mjacaj i riu që vrau dy turistë cekë gjatë tentativës për ti grabitur, ka humbur betejën n] Gjykatën Kushtetuese, të cilën e kishte vënë në lëvizje tetorin e 2022 me pretendimin se i ishte cënuar e drejta për një proces të rregullt ligjor. Kësisoj ai do të qëndrojë përjetësisht prapa hekurave.

Sokol Mjacaj u cilësua fajtor nga gjykata e Shkodrës në vitin 2015 dhe dënua me burgim të përjetshëm për akuzat e vjedhjes me pasojë vdekje dhe prodhim e mbajtje të armëve luftarake. I njëjti vendim u la në fuqi një vit më vonë nga apeli. Ndërsa gjyklata e Lartë në korrik 2022 vendosi mospranimin e rekursit.

Lexo Edhe:

Sokol Mjacaj qëlloi për vdekje Michael Svatos, 27 vjeç dhe Ana Kosinova, 36 vjeçe, teksa hyri në makinën e dy turistëve cekë dhe iu kërkoi atyre ti jepnin paratë dhe ti dorëzonin makinën, por kur hasi në rezistencë nxori armën dhe i ekzekutoi. Ngjarja ndpodhi mbrëmjen e 4 korrikut të shtatë viteve më parë. /Gazeta Express