string(30) "vritet-nje-person-ne-malisheve"

Vritet një person në Malishevë

Lajme

Gazeta Express

31/08/2023 14:22

Një person dyshohet se është vrarë sot në Malishevë.

Këtë për Express e konfirmoi zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Lexo Edhe:

Ai tha se janë informuar që një person i moshës madhore është dërguar në QKMF’në e Malishevës e më pas e kanë konstatuar vdekjen e tij.

Elezaj tha se janë në kërkim të të dyshuarve.

“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore  është dërguar në QKMF Malishevë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri. Personeli mjekësor atje ka konstatuar vdekja e tij. Në këto momente jemi në kërkim të të dyshuarve. Njësitet e nevojshme policore ju kanë përgjigjur rastit si dhe është njoftuar prokurori i shtetit në konsultim me të cilin janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, tha Elezaj.