string(35) "vritet-shqiptari-43-vjecar-ne-itali"

Lajme

Gazeta Express

07/04/2025 9:53

Vritet 43 vjeçari shqiptar në Itali

Lajme

Gazeta Express

07/04/2025 9:53

Mbrëmjen e së dielës në Itali është vrarë shqiptari Vladimir Topjana, raportojnë mediat italiane.

Ngjarja ka ndodhur në një parking mes dy bizneseve në Fontanafredda, në provincën e Pordenones, më saktësisht pranë një lokali ku njerëzit ishin mbledhur për të shikuar ndeshjen Roma-Juventus.

Lexo Edhe:

Sipas raportimeve viktima ishte në parking dhe po fliste me një të afërm e më pas aty shkoi një “Audi” e bardhë, prej të cilës dolën dy persona dhe brenda disa minutave situata u tensionua.

Pasi klientët në lokal tentuan t’i qetësojnë, të katërtit u larguan në një hapësirë tjetër, ku edhe ndodhi vrasja.

Pas ngjarjes tragjike, dorasi është larguar me të dyshuarit tjerë me veturë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë dhe ambulanca, e më pas kanë shkuar edhe familjarë të viktimës.

Topjana u përshkrua si njeri i qetë nga njerëzit që e njihnin.