string(64) "vuciq-nga-brukseli-askush-nuk-i-permendi-sanksionet-ndaj-serbise"

Lajme

Gazeta Express

26/10/2023 21:40

Vuçiq nga Brukseli: Askush nuk i përmendi sanksionet ndaj Serbisë

Lajme

Gazeta Express

26/10/2023 21:40

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar pas takimeve me funksionarë të lartë evropianë se askush prej tyre nuk ka përmendur sanksionet ndaj Serbisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po kërkon nga bashkësia ndërkombëtare që ta sanksionojë Serbinë për shkak të sulmit terrorist të 24 shtatorit.

Lexo Edhe:

Por Vuçiq thotë se sanksionet në Bruksel nuk janë përmendur kur është pyetur nga gazetarët për këtë.

“Askush nuk ka përmendur asnjë sanksion ndaj Serbisë, dëgjoj që të tjerët i kanë përmendur ato”, tha Vuçiq.

Përndryshe, Vuçiq nuk ka pranuar ta nënshkruajë Marrëveshjen Bazë. Në anën tjetër, Kurti ka thënë se është i gatshëm ta nënshkruajë atë. /Gazeta Express

Vuçiq pas takimeve në Bruksel: Serbia s’mund ta pranojë anëtarësimin e Kosovës në OKB