Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se shpreson se do të takohet me presidentin amerikan Donald Trump gjatë dy muajve të ardhshëm.
Kreu i shtetit serb ka deklaruar se Trump është shumë i zënë dhe se data e takimit nuk është caktuar, meqë ka mundësi të ndryshojnë gjërat.
“Unë pres që ta kem atë takim. Ai është shumë i zënë, është gjithmonë e mundur që diçka të ndryshojë, data nuk është caktuar ende, por ju e dini që jam shumë i kujdesshëm kur flas për këtë. Do të ishte një nder i madh për Serbinë tonë dhe besoj se është e realizueshme”, tha Vuçiq.