Vuçiq sërish në përqafimin e Moskës – takim me ambasadorin rus mes tensioneve ndërkombëtare - Gazeta Express
string(89) "vuciq-serish-ne-perqafimin-e-moskes-takim-me-ambasadorin-rus-mes-tensioneve-nderkombetare"

Lajme

Gazeta Express

05/03/2026 13:30

Vuçiq sërish në përqafimin e Moskës – takim me ambasadorin rus mes tensioneve ndërkombëtare

Lajme

Gazeta Express

05/03/2026 13:30

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka treguar sërish lidhjet e ngushta politike me Moskën, pasi sot zhvilloi një takim me ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan-Harcenko.

Vuçiq në një postim në llogarinë e tij zyrtare në Instagram ka bërë të ditur se gjatë bisedës janë shqyrtuar “zhvillimet aktuale ndërkombëtare dhe sfidat e sigurisë”, si dhe çështje me rëndësi për Serbinë, veçanërisht ato që lidhen me sigurinë energjetike dhe furnizimin e qëndrueshëm.

Në praktikë, kjo do të thotë se Serbia vazhdon të mbështetet në masë të madhe te Rusia – si për energjinë, ashtu edhe për mbështetjen politike – gjë që shumëkush e sheh si dobësi, pasi një varësi e tillë i lë Beogradit më pak hapësirë për të marrë vendime të pavarura në politikën ndërkombëtare.

Sipas Vuçiqit , bashkëbiseduesit kanë vlerësuar se është “e rëndësishme të ruhen kanalet e hapura të komunikimit dhe të vazhdohet bashkëpunimi pragmatik në fushat me interes të përbashkët”.

Megjithatë, në praktikë kjo nënkupton vazhdimin e balancimit mes Perëndimit dhe Kremlinit, një strategji që gjithnjë e më shpesh e vendos Serbinë në një pozitë të pakëndshme mes integrimeve evropiane dhe lidhjeve tradicionale me Rusinë. /The Geopost

Advertisement
Advertisement
Advertisement