Vushtrria, finalistja e parë e Kupës - Gazeta Express
string(35) "vushtrria-finalistja-e-pare-e-kupes"

Sport

Gazeta Express

06/05/2023 16:36

Vushtrria, finalistja e parë e Kupës

Sport

Gazeta Express

06/05/2023 16:36

Vushtrria është finalistja e parë e Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Të shtunën në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, Vushtrria në gjysmëfinale fitoi bindshëm ndaj Prishtinës. Rezultati në fund ishte 28:18 në të mirë të skuadrës vushtrriase.

Ndeshje e barabartë u luajt vetëm në dhjetë minutat e parë. Më pas Vushtrria nisi shkëputjen. Në pjesën e dytë ka mbajtur vazhdimisht epërsi të lartë.

Burneta Rama u shqua te Vushtrria me dhjetë gola. Gjashtë i kishte Gentiana Basholli, ndërsa nga tri i shënuan Kosovare Avdiu, Donita Kasumi e Agnesa Hysa.

Te Prishtina më e mira ishte Melike Ipçi me nëntë gola. Tri i shënoi Eduarta Kurteshi, ndërsa nga dy gola i shënuan Ardiana Prapashtica e Enea Ajvazi. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement