string(109) "vv-druan-se-partite-svodtojne-pro-edhe-nese-e-nderrojne-propozimin-per-kryeparlamentar-thaci-shyjme-ne-lojera"

VV druan se partitë s’votojnë pro edhe nëse e ndërrojnë propozimin për kryeparlamentar, Thaçi: S’hyjmë në lojëra

Lajme

Gazeta Express

24/04/2025 23:45

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, ka deklaruar se partia e tij nuk ka ndërmend të ndryshojë kandidaten për kryetare të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, pavarësisht që opozita nuk po e voton.

Sipas Thaçit, kryesia e LVV-së ka vendosur në mënyrë të qartë që Haxhiu të jetë kandidatja dhe çdo kërkesë nga subjektet e tjera politike për një kandidat tjetër është vetëm një manovër për të bllokuar funksionimin e institucioneve.

Lexo Edhe:

“Ne sigurisht që kemi vendosur dhe kryesia e LVV-së ka vendosur që kandidate të jetë Albulena Haxhiu, nuk i takon një subjekti tjetër të kërkojë një kandidat tjetër. Kjo është vetëm një arsyje për të mos e votu dhe për t’i blloku institucionet e Republikës së Kosovës, asgjë më shumë,” tha Thaçi në Rtv21.tv

Ai shtoi se nuk pret që edhe në rast të ndërrimit të kandidatit, opozita do të ndryshonte qëndrim.

“Unë nuk mendoj që nesër të ndërrojmë kandidatin, nëse ata vazhdojnë të bllokojnë institucionet, nuk mendoj që do ta votojnë edhe kandidatin tjetër që ne mundemi ta propozojmë. Nuk ka kandidat tjetër, por ne nuk hymë në këto lojëra,” përfundoi ai.