Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun për herën e dytë pasi dështoi t’i marrë votat e nevojshme herën e parë.
Ish-kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, gjatë prezantimit të Haxhiut si kandidate për kryetare të Kuvendit, iu lut deputetëve të rinj që ta votojnë atë, duke u arsyetuar se kjo pozitë i takon Vetëvendosjes si parti
“Propozimi ynë është i njëjti, Albulena Haxhiu. Kjo është një e drejtë e partisë fituese që e kodifikon Kushtetuta e Kosovës. Ju kisha lut edhe juve si kolegë që ta mbështesni këtë propozim sepse kështu nuk bëhemi pjesë e bllokimit. T’i thirrim arsyes që ta votojmë dhe të shkojmë në fazat tjera të formimit të institucioneve”.
Herën e parë, me 57 vota për, 20 kundër dhe 3 abstenime, Albulena Haxhiu nuk arriti të zgjidhej kryetare e re e Kuvendit të Kosovës./Express/
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...