VV-ja u takua mbrëmë me delegacionin gjerman, folën për ngecjet në formimin e qeverisë - Gazeta Express
string(81) "vv-u-takua-mbreme-me-delegacionin-gjerman-folen-per-ngecjet-ne-formim-te-qeverise"

Gazeta Express

19/12/2019 10:24

VV-ja u takua mbrëmë me delegacionin gjerman, folën për ngecjet në formimin e qeverisë

Gazeta Express

19/12/2019 10:24

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se së bashku me kryetarin e partisë, Albin Kurti, janë takuar mbrëmë me deputetët gjermanë që po qëndrojnë në vend për të diskutuar për koalicionin VV – LDK, raporton Gazeta Express

Përmes një shkrimi në Facebook, Bislimi ka shkruar se bashkë me Kurtin janë takuar mbrëmë në rezidencën gjermane, me Peter Bayer dhe Christian Schmidt.

“Bashkë me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, mbrëmë në rezidencën gjermane patëm një takim shumë konstruktiv me deputetët e Bundestagut Gjerman dhe anëtarë të Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestag, z. Peter Bayer dhe z. Christian Shmidt si dhe me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z. Christian Heldt”, thotë Bislimi.

Sipas tij, gjatë takimit, deputetët janë interesuar për mbarëvajtjen e bisedimeve për koalicion.

“Gjatë takimit, deputetët u interesuan për mbarëvajtjen e bisedimeve rreth formimit të qeverisë së re të Kosovës, elementet kryesore të dakorduara në programin qeverisës, si dhe për arsyet dhe pasojat eventuale nga ngecjet momentale në këtë proces. U potencua nga të dy palët rëndësia që ka finalizimi i suksesshëm i negociatave, në mënyrë që vullneti i shumëpërmendur i qytetarëve për ndryshim rrënjësor, në asnjë rrethanë të mos vihet në pikëpyetje”, thotë Bislimi.

Ndryshe, dy deputetët gjermanë janë takuar sot gjatë ditës edhe me liderin e LDK-së, Isa Mustafa, dhe me nënkryetarët e partisë.

Ata sot në orën 11:00 do t’u drejtohen mediave përmes një konference. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement