string(86) "wayne-rooney-zbulon-tre-klubet-qe-ju-afruan-me-2010-pasi-kerkoi-te-largohet-nga-united"

Wayne Rooney zbulon tre klubet që ju afruan më 2010 pasi kërkoi të largohet nga United

Futboll

Gazeta Express

01/04/2025 11:19

Wayne Rooney ka zbuluar tre klubet që refuzoi pasi dorëzoi një kërkesë për transferim nga Manchester United në vitin 2010.

Në tetor të atij viti, Rooney publikisht deklaroi dëshirën për t’u larguar nga United, duke shprehur shqetësime se klubi nuk mund të tërhiqte lojtarët e nevojshëm për të fituar më shumë trofe të mëdha.

Lexo Edhe:

Në atë kohë, 24-vjeçari i kishte bërë të qartë klubit se nuk do të rinovonte kontratën e tij, e cila skadonte në vitin 2012.

“Për mua, gjithçka ka të bëjë me fitimin e trofeve – ashtu siç ka bërë gjithmonë klubi nën drejtimin e Sir Alex. Për këtë arsye, pyetjet që po bëja ishin të justifikuara”, tha ai.

Sidoqoftë, pas bisedimeve të mëtejshme me trajnerin Sir Alex Ferguson, Rooney bëri një kthesë të papritur dhe nënshkroi një kontratë të re deri në vitin 2015.

Tani, pothuajse 15 vite pas kësaj sage, Rooney ka zbuluar identitetin e tre klubeve që u përpoqën ta transferonin pasi ai kërkoi largimin.

Në një kolumne për BBC Sport, ai shkroi:

“Ekipet që bënë një qasje ishin Chelsea, Real Madrid dhe Barcelona. Në mendjen time, isha gati të shkoja dhe të luaja në Spanjë, dhe disa biseda u zhvilluan.

Një marrëveshje me Real Madridin dukej më e mundshme për disa ditë, por ishte Barcelona ajo për të cilën mendova më shumë, dhe se si do të përshtatesha në skuadrën e tyre përkrah Lionel Messit, Andres Iniestas, Xavit dhe Sergio Busquets.

Në fund vendosa të qëndroj te United, por Barca kishte një ekip të pabesueshëm atëherë, dhe çdo lojtar do të dëshironte të luante në të.”

Nëse Rooney do të ishte transferuar te Real Madridi, ai do të ribashkohej me ish-shokun e tij të skuadrës te United, Cristiano Ronaldon, i cili ishte transferuar te “Los Blancos” një vit më parë për një shifër rekord prej 80 milionë paundësh.

Ai përfundimisht u përball me Barcelonën në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2011 në Wembley, ku skuadra e Pep Guardiolës e mposhti United-in me rezultatin 3-1.

Rooney shënoi për ta barazuar rezultatin në 1-1 në pjesën e parë, por Barça dominoi ndeshjen falë një prej paraqitjeve më të mira të karrierës së Lionel Messit, i cili shënoi dhe u shpall lojtari më i mirë i finales. /GazetaExpress/