string(76) "wbo-ia-gjen-kundershtarin-usykut-e-urdheron-te-merret-vesh-me-te-per-30-dite"

WBO ia gjen kundërshtarin Usykut, e urdhëron të merret vesh me të për 30 ditë

Boks

Gazeta Express

13/03/2025 10:54

Kampioni i botës në boks, Oleksandr Usyk është urdhëruar nga ËBO që t’i nisë negociatat me Joseph Parker për ta mbrojtur titullin e kampionit.

Parker, 33 vjeç, e ruajti titullin e tij të përkohshëm WBO në muajin shkurt pasi fitoi me nokaut në rundin e dytë ndaj Martin Bakole.

Lexo Edhe:

Ukrainasi Usyk i mban brezat e artë të titujve WBC, WBA (Super) dhe WBO në peshat e rënda falë fitores së dytë kundër Tyson Fury në muajin dhjetor, shkruan “BBC”, përcjell “Gazeta Express”.

Usyk, 38 vjeç, dhe Parker i kanë 30 ditë që ta gjejnë marrëveshjen, ndërsa ky i fundit është sfidues i detyrueshëm i ukrainasit.

Britaniku Daniel Dubois, i cili e mban brezin e IBF, është në bisedime për t’u përballur me Usyk për titullin e padiskutueshëm të peshave të rënda.

Dubois ishte planifikuar të përballej me Parker më 22 shkurt, por ky meç ishte shtyrë për shkak të sëmundjes dhe tash nuk po planifikohet një meç i tillë.

Parker, i cili është nga Zelanda e Re, e mbante titullin WBO mes viteve 2016 e 2018, ndërsa e kishte mposhtur Andy Ruiz Jr për ta marrë brezin para se ta humbte atë nga Anthony Joshua pas dy humbjeve nga britaniku.

Pasi e pësoi humbjen e tretë në karrierë nga Joe Joyce në vitin 2022, Parker më pas i ka fituar gjashtë meçe radhazi, përfshirë këtu edhe atë kundër ish-kampionit të WBC, Deontay Wilder.

Usyk nuk ka pësuar humbje në 23 meçe të boksit profesionist, duke i fituar 14 prej tyre me nokaut.

Arabia Saudite i priti shumicën e meçeve kryesore të vitit të kaluar, me Usyk që i zhvilloi atje dy meçet epike kundër Furyt në kryeqytetin Riyadh. /Gazeta Express