Whittaker e rreh Darren Tillin në ngjarjen e fundit në Ishullin e Luftimit - Gazeta Express
string(74) "whittaker-e-rreh-darren-tillin-ne-ngjarjen-e-fundit-ne-ishullin-e-luftimit"

Gazeta Express

26/07/2020 11:59

Whittaker e rreh Darren Tillin në ngjarjen e fundit në Ishullin e Luftimit

Gazeta Express

26/07/2020 11:59

Ish-kampioni i botës në peshat e mesme në UFC, Robert Wittaker, e ka mundur britanikun Darren Till me vendim unanim të gjyqtarëve në meçin e fundit në Ishullin e Luftimit të UFC-së në Abu Dhabi.

Australiani Whittaker, i cili e humbi titullin në UFC kundër Israeli Adesanya në tetor, ishte largua përkohësisht nga ky sport për t’u riaftësuar, duke u ankuar në sëmundje, transmeton Gazeta Express.

Ai u rikthye pas nëntë muajve për ta mundur Tillin me pikë në një meç të ngushtë që zgjati me runde.

Kjo fitore i jep mundësi atij të futet përsëri në garë për titull në peshat e mesme në UFC.

Ishulli i Luftimit – i krijuar nga presidenti i UFC-së Dana White – u formua në përpjekje për t’i vazhduar ngjarjet e arteve të përziera marciale edhe gjatë pandemisë koronavirus.

Më shumë se 100 luftëtarë kanë udhëtuar drejt ishullit Yas në Abu Dhabi për katër ngjarjet e mëdha që u zhvilluan nga 11 deri më 25 korrik. /Gazeta Express/

Robert Whittaker vs. Darren Till – Full Fight Highlights | UFC Fight Island 3

Whittaker vs Till

Advertisement
Advertisement
Advertisement