Wilder rikthehet në ring, pas humbjes ndaj Furyt - Gazeta Express
string(47) "wilder-rikthehet-ne-ring-pas-humbjes-ndaj-furyt"

Boks

Gazeta Express

18/08/2022 20:39

Wilder rikthehet në ring, pas humbjes ndaj Furyt

Boks

Gazeta Express

18/08/2022 20:39

Ish-kampioni i peshave të rënda në WBC, Deontay Wilder, do të kthehet në ring më vonë këtë vit për herë të parë që nga dueli i tij e tretë me Tyson Furyn.

Amerikani do të përballet me finlandezin Robert Helenius në Barclays Center të Brooklyn më 15 tetor, transmeton Gazeta Express.

Wilder u mund në raundin e 11-të nga Tyson Fury tetorin e kaluar pasi britaniku ruajti titullin e WBC.

Ai u nderua me një statujë në qytetin e tij të lindjes, Tuscaloosa, Alabamanë fillim të këtij viti dhe tha se kjo luajti një rol në vendimin e tij për të pranuar meçin me Helenius, i cili ka fituar 31 nga 34 meçet e tij.

Advertisement
Advertisement
Advertisement