Wladimir Klitschko feston ditëlindjen si kurrë më parë, me armë në duar - Gazeta Express
string(70) "wladimir-klitschko-feston-ditelindjen-si-kurre-me-pare-me-arme-ne-duar"

Boks

Gazeta Express

25/03/2022 11:38

Wladimir Klitschko feston ditëlindjen si kurrë më parë, me armë në duar

Boks

Gazeta Express

25/03/2022 11:38

Ish-kampioni i botës në boks, Wladimir Klitschko e feston sot ditëlindjen. Ish-boksieri ukrainas mbush sot 46 vjet.

Por, kjo ditëlindje është më e pazakonta për të. Ai në vend të tortës, ka në duar armën, duke e luftuar agresorin rus, që kërkon pushtimin e Ukrainës, shkruan Gazeta Express.

Ai së bashku me vëllain e tij, Vitaliyn po luftojnë kundër Rusisë dhe po mbrojnë atdheun e tyre.

Përmes një videoje, Vitaliy Klitschko e uroi vëllain për ditëlindje.

Miq! Sot është ditëlindja e personit më të afërt me mua. Ne kemi një lidhje të fortë, edhe kur nuk jemi pranë. Në këtë kohë kritike për Ukrainën, ne jemi së bashku në Kiev. Krah për krah. Unë e ndjej mbështetjen dhe ndihmën e vëllait tim çdo ditë dhe çdo minutë”, shkroi ai në Twitter.

/Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement