Ylli kolumbian pritet të largohet nga Real Madridi gjatë verës që vjen pasi nuk po gjen hapësira të mjaftueshme aty
James Rodriguez është duke i kaluar muajt e fundit të eksperiencës në Real Madrid, shkruan Gazeta Express.
Ylli kolumbian pritet të largohet nga “Los Blancos” në fund të sezonit pasi nuk po gjen hapësira në ekipin e Zinedine Zidanet.
Dhe, e përditshmja spanjolle “Marca” shkruan se interesim për ish-futbollistin e Portos, Monacos dhe Bayern Munichut ka shfaqur Wolverhamptoni.
Përfaqësuesi kolumbian nuk do ta përjashtonte mundësinë e transferimit në Premierligë.
Dhe, në një ekip më mesatar si Wolverhamptoni ai do të kishte më shumë hapësira dhe do të mund ta rikthente formën e dikurshme. /Gazeta Express/