string(63) "xavi-humbje-e-rende-dhe-moment-i-veshtire-rezultati-seshte-real"

Xavi: Humbje e rëndë dhe moment i vështirë, rezultati s’është real

Futboll

Gazeta Express

06/04/2023 9:15

Gjiganti katalunas u mposht me rezultat të thellë në shtëpi nga Real Madridi, 0:4, në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Copa del Rey.

“Blaugrana” e kishin fituar “El Clasicon” e parë në “Santiago Bernabeu” me rezultat 1:0, por në atë të kthimit u turpëruan në “Camp Nou” duke humbur, 0:4.

Lexo Edhe:

Trajneri Xavi i kishte disa mungesa në ekip, por kjo nuk e arsyeton humbjen e thellë nga rivalët e përbetuar, shkruan “Gazeta Express”.

Legjenda katalunase e pranon se kjo ishte një “shpullë” e fortë për ekipin e tij, të cilit i kërkon të këndellet sa më shpejt.

“Duhet të jemi të bashkuar, është një moment i vështirë. Në momente të vështira mund ta shihni se si reagon një skuadër. Është një natë e vështirë për t’u kapërdirë, një humbje e rëndë. Kemi luajtur shumë më mirë se që e tregon rezultati”, u shpreh pas lojës trajneri Xavi.

Barça do të mundohet ta harrojë sa më shpejt këtë turpërim dhe ta ruajë pozitën e parë në La Liga për ta festuar në fund titullin e kampionit. /Gazeta Express/