Drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Dibrës ,Xhelal Mziu akuzoi sot se qeveria i ka lënë qytetarët në mëshirë të fatit. Ai tha në një fshat të Peshkopisë janë vetë qytetarët që po hapin rrugën me lopata nga dëbora, pasi shteti nuk është gjëkundi.
“Jemi vetëm 6 km larg Peshkopisë. Sot të rinjtë e hapën rrugën me lopata pas 5 ditësh, për të kaluar mjetet e transportit. Si ky janë edhe fshatra të tjerë. Fshatrat ndodhen në një situatë kritike për shkak të mungesës së ushqimit, dritave dhe kjo tregon një papërgjegjshmëri të kësaj qeverie” tha ai.