Xhelal Sveçla thotë se do ta fusin në burg Presidentit serb, nëse guxon të futet pa leje në Kosovë - Gazeta Express
string(97) "xhelal-svecla-thote-se-do-ta-fusin-ne-burg-presidentit-serb-nese-guxon-te-futet-pa-leje-ne-kosove"

Xhelal Sveçla thotë se do ta fusin në burg Presidentit serb, nëse guxon të futet pa leje në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

30/06/2024 14:07

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pasi disa posterë dedikuar Vuçiqit janë shfaqur në Veri të Kosovës.

“Komandanti suprem, po të presim”, thuhet në posterë.

Lexo Edhe:

Sveçla ka thënë se nëse Vuçiqi është nisur pa kërkesë në MPJD do të arrestohet dhe do të dërgohet aty ku i ka “disa miq të tij”.

“I paskan ngjitur tinëz gjatë natës disa postera në veri të Kosovës. Aty thonë që po e presin presidentin e Serbisë të vijë duke e quajtur atë ‘komandant’. Nëse është nisur pa kërkesë te Ministria jonë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, edhe ne po e presim të vijë dhe mandej mund ta vizitoni në burg, ku ai i ka tashmë disa miq të tij.”