Modelja dhe ylli i Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu ka vazhduar të bije në sy me fotot e saj në rrjetet sociale
Modelja, kësaj radhe ka zgjedhur që të postojë një foto e veshur me vello, derisa ka dhënë edhe një mesazh poshtë fotos.
“Mat mirë nuk gjen veç lodhesh”, ka shkruar Xheneta.
Duket se Xheneta dëshiron që të bëhet nuse, pasi që tashmë ajo gjatë ditës së djeshme postoi një foto ku shihet në krahët e një djali – për të cilin mediat kanë supozuar së është i dashuri i saj i ri.
Xheneta kishte filluar një lidhje sa ishte në Big Brother VIP Kosova 3 me ish banorin e kësaj shtëpie, Gjesti – lidhje që mund të konsiderohet e përfunduar tashmë dhe kjo pasi që fenomeni i Big Brother VIP Kosova dhe Big Brother VIP Albania – Gjesti – ka zgjedhur që t’i jap fund. /GazetaExpress/