string(72) "xheneta-kritikon-rikthimin-e-egli-takos-ne-bbva-po-me-imiton-vazhdimisht"

Rozë

Gazeta Express

31/03/2025 12:34

Xheneta kritikon rikthimin e Egli Takos në BBVA: Po më imiton vazhdimisht

Rozë

Gazeta Express

31/03/2025 12:34

Në programin “E Diell” në Top Channel, disa ish-banorë dhe analistë u mblodhën për të diskutuar mbi zhvillimet më të fundit të Big Brother VIP Albania.

Një nga temat më të nxehta të bisedës ishte rikthimi i Egli Takos në shtëpi, një vendim që ka shkaktuar shumë reagime brenda dhe jashtë formatit.

Lexo Edhe:

Xheneta, një nga ish-banorët e shtëpisë së BBVK, e cila po ashtu ishte e përfshirë në një marrëdhënie me Gjestin, pati një koment të fortë mbi këtë situatë, duke e cilësuar rikthimin e Eglit si një dështim për të.

“Prej momentit kur Egli është rikthyer, është dështim për të. Pastaj asaj i humb identiteti i saj sepse i përdor fjalët e mia, situatat që i kam pasur unë, ajo po më imiton tërë kohën. Dhe jo vetëm me atë situatë, por ka shumë situata të tjera. Unë çdo ditë të marr video në Instagram, mendoj që është e aftë të krijojë një identitet të vetin, një lojë për vete, ka mjaft argumente, është gocë e bukur e zgjuar, nuk e di pse është e nevojshme të më kopjojë mua”, u shpreh ajo.

Deklarata e Xhenetës ndezi debat mes opinionistëve dhe ndjekësve të formatit, duke ngritur pyetje mbi strategjinë e Eglit në lojë dhe nëse sjellja e saj është thjesht një rastësi apo një taktikë.

Rikthimi i ish-banorëve në shtëpinë më të famshme në Shqipëri vazhdon të jetë një nga çështjet më të diskutueshme të këtij edicioni të Big Brother VIP Albania, duke ndikuar ndjeshëm në dinamikat dhe aleancat mes banorëve. /Telegrafi