string(59) "xherdan-shaqiri-superior-gol-dhe-asist-ne-fitoren-e-baselit"

Futboll

Gazeta Express

30/03/2025 17:00

Xherdan Shaqiri superior, gol dhe asist në fitoren e Baselit

Futboll

Gazeta Express

30/03/2025 17:00

Xherdan Shaqiri po e vazhdon shkëlqimin në Superligën e Zvicrës.

Futbollisti nga Zhegra e Gjilanit ishte protagonist absolut në fitoren 0:2 të Baselit në udhëtim ndaj Winterthur.

Lexo Edhe:

Fillimisht, Shaqiri shënoi për epërsinë fillestare të mysafirëve në minutën e 49-të të takimit, shkruan Gazeta Express.

E më pas, ai asistoi për Traoren në minutën e 70-të për epilogun e këtij ballafaqimi.

Me këtë fitore, Basel shkon në kuot e 49 pikëve në vendin e dytë, vetëm dy më pak se Servette që prin në elitën e futbollit zviceran.

Në anën tjetër, Winterthur është i fundit me 20 pikë të grumbulluara.