Yjet kosovarë përkrahin Kosovën në Olimpiadë, i bashkangjitet edhe djali i Simeones - Gazeta Express
string(82) "yjet-kosovare-perkrahin-kosoven-ne-olimpiade-i-bashkangjitet-edhe-djali-i-simeones"

Sport

Gazeta Express

26/07/2024 23:35

Yjet kosovarë përkrahin Kosovën në Olimpiadë, i bashkangjitet edhe djali i Simeones

Sport

Gazeta Express

26/07/2024 23:35

Ekipi olimpik i Kosovës gjatë ditës së sotme ka parakaluar mbi lumin Sena në Paris, në ceremoninë hapëse të Lojërave OIimpike verore për sivjet.

Përkrahjen për ekipin e Kosovës e kanë shprehur edhe dy yjet kosovarë, Edon Zhegrova dhe Amir Rrahmani.

Përmes një postimi në “Insta Story”, Zhegrova ka postuar një fotografi të ekipit olimpik të Kosovës, me mbishkrimin “Paq fat Kosovë”.

Por, më e veçantë doli të jetë “story” i kapitenit të komëbtares së Kosovës në futboll, Amir Rrahmani.

Në të paraqitet edhe djali i Diego Simeones (trajneri i Atletico Madrid), Giovanni Simeone, i cili shpreh po ashtu përkrahjen e tij ndaj Kosovës, duke thënë “Vamos Kosova, forca Kosova”.

Kosova ishte shteti i 99’të që bëri parakalimin, teksa flamurin e shtetit e mbajtën Nora dhe Akil Gjakova.

Kujtojmë që Donjeta Sadiku nesër nis rrugëtimin e saj në boks drejt medaljes potenciale olimpike.

Advertisement
Advertisement
Advertisement