Yll Limani me projekt të ri, ka gati dhe albumin - Gazeta Express
string(47) "yll-limani-me-projekt-te-ri-ka-gati-dhe-albumin"

Gazeta Express

01/05/2020 18:29

Yll Limani me projekt të ri, ka gati dhe albumin

Gazeta Express

01/05/2020 18:29

Këngëtari i njohur për publikun shqiptar, Yll Limani gjatë këtyre ditëve do ta publikoj këngën e tij të re.

“A m’ke dashtë” pritet të titullohet kjo këngë e cila do ta paraprijë albumin nga këngëtari i cili tash e një kohë është duke punuar në të.

Burime nga Gazeta Express kanë mësuar se Ylli po i përfundon xhirimet e videoklipit dhe posa të mbarojë pjesa tjetër e punës kënga do të jetë e disponueshme për publikun.

Nga titulli, mund ta kuptojmë se edhe kjo këngë e Yllit vjen si baladë, por që premton të jetë më ndryshe nga ato të tjerat.

Gjatë muajve në vazhdim, Limani pritet ta publikojë albumin e plotë, ku do të ketë bashkëpunime të shumta, ndër ta dhe surpriza të cilat nuk i prisni!/Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement