Këngëtari Yll Limani lansoi para gjashtë dite këngën e tij të re “9”
Një këngë e pastër e zhanrit “pop”, Ylli me këtë këngë ka arritur që të këtë më shumë se 2.7 milionë klikime.
E gjersa kënga është shndërruar në një hit të pakontestueshëm, këngëtari që shquhen si zemërthyese për çikat shqiptare, ka vendosur që të bëjë një sfidë për prindërit e tij me një video që ka postuar në TikTok.
E derisa ai këndon këngën njëri prej prindërve të tij, varësisht si i zgjedh Ylli, do ta vazhdojnë këndimin.
Por, edhe pse babai i tij – analisti dhe gazetari Mufail Limani, që më parë është marrë me muzikë rok dhe ka qenë pjesë e bendit Minatori – është më mirë në tonalitet kështu nuk ndodh me nënën e tij, e cila dështon ta vazhdojë atë. /GazetaExpress/
@ylllimanii they failed hilariously ? #9 ♬ 9 – Yll Limani
Video qesharake e Yllit në TikTok
Kënga tashmë hit “9” e Yllit
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...