Ylli e mposht Pejën për fitoren e 11-të radhazi në Superligë - Gazeta Express
string(60) "ylli-e-mposht-pejen-per-fitoren-e-11-te-radhazi-ne-superlige"

Sport

Gazeta Express

08/01/2023 18:53

Ylli e mposht Pejën për fitoren e 11-të radhazi në Superligë

Sport

Gazeta Express

08/01/2023 18:53

Golden Eagle Ylli po vazhdon me formën e lartë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Skuadra e drejtuar nga Adis Beciaragic regjistroi sonte edhe fitoren e 11-të radhazi, pasi mposhti Pejën në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në palestrën “Karagaçi” përfundoi me rezultatin 75:84.

Rashun Davis me 24 pikë dhe Demetris Morant me 14 sosh ishin dy basketbollistët me më së shumti pikë në fitoren e kampionëve në fuqi.

Te pejanët u dalluan Isiah Umipig me 21 pikë dhe Samir Zekiqi me 16.

Për Yllin kjo ishte edhe fitorja e 11-të sezonale, krahas katër humbjeve – ndërsa Peja tani ka katër humbje dhe 12 fitore. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement