Liga më e fortë në botë e basketbollit – NBA zakonisht na sjell spektakël dhe ekzibicione.
Por, ndonjëherë ndodhin edhe momente të dhunës.
Një e tillë u pa edhe mbrëmë në ndeshjen mes Golden State Warriors dhe Phoenix Suns, shkruajnë mediat amerikane, përcjell “Gazeta Express”.
Në fakt, ylli i Golden State, Draymond Green doli nga kontrolli pasi e goditi në fytyrë qendrën e Phoenixit, Jusuf Nurkiq.
Draymond has been ejected after flagrant foul on Nurkić pic.twitter.com/RmrLU5tdw8
— Bleacher Report (@BleacherReport) December 13, 2023
Me këtë rast, Green u përjashtua nga loja në çerekun e tretë dhe ai pritet të suspendohet me disa ndeshje për këtë gjest aspak sportiv.
Nurkiq ishte duke e mbuluar kundërshtarin kur e pësoi një goditje pas së cilës përfundoi në dysheme.
Kjo nuk është hera e parë që Green shkakton probleme pasi paraprakisht këtë sezon ishte suspenduar me pesë ndeshje kur e kishte goditur me grusht Rudy Gobertin, ndërsa ishte dënuar edhe me gjoba nga NBA për thyerje të rregullave. /Gazeta Express/
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...