Hakan Calhanoglu është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Interit, mirëpo e ardhmja e tij mund të jetë në Premierligë.
Manchester Unitedi i ka vendosur sytë kah Calhanoglu dhe gjithçka çon kah fakti se klubi anglez do të tentojë të nënshkruajë me të gjatë merkatos verore.
Mundësia e të luajturit në “Old Trafford” dhe përvojës së re në karrierë po e bën atraktive ofertën e Unitedit për të.
Turku ka qenë kyç në skemën e ekpit italian, i cili “specializon” në pasime, ndërprerje dhe ka vizion të lartë në lojë.
Performancat e tij kanë tërhequr interesimin e shumë klubeve europiane, mirëpo është klubi anglez që është treguar më i interesuari për të mbyllur marrëveshjen me të.
“Djajtë e Kuq” po mundohen të përforcohen në mesfushë, me turku që i sjell skuadrës kreativitet dhe lidership.
Interi nuk e do largimin e tij nga skuadra, por që gjithcka mundet të ndodhë shkaku i gjendjes financiare./GazetaExpress/