Ylli i Maqedonisë: Përvojën e kemi përparësi kundër Kosovës - Gazeta Express
string(58) "ylli-i-maqedonise-pervojen-e-kemi-perparesi-kunder-kosoves"

Gazeta Express

21/03/2020 19:12

Ylli i Maqedonisë: Përvojën e kemi përparësi kundër Kosovës

Gazeta Express

21/03/2020 19:12

Futbollisti maqedonas i Leeds Unitedit, Ezgjan Alioski,  e ka komentuar betejën mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës për t’u kualifikues për Kampionatin Evropian, përderisa ka thënë se Florent Hadërgjonajn e ka shok të mirë dhe se beson që skuadra e tij e ka përparësi përvojën kundër Dardanëve.

Dueli i shumëpritur mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në gjysmëfinale të play-offs kualifikues për Kampionatin Evropian, që është shtyrë për verën e vitit 2021 shkaku i koronavirusit, do të zhvillohet në qershor pas pezullimit të futbollit, edhe pse fillimisht ishte planifikuar të zhvillohet më 26 mars, transmeton Gazeta Express.

Në një intervistë të dhënë për gazetarin sportiv nga Maqedonia e Veriut, Reshat Ibraimin, futbollisti i ekipit kombëtar maqedonas, Alioski, tha se ai do të kishte preferuar që ndeshja të mos ishte shtyrë.

 “Unë dëshiroja që ajo ndeshje të luhet më 26 mars, por u shty tani më për shkak të koronavirusit. Mendoj se të dy ekipet kanë lojtarë shumë të talentuar, do të jetë një ndeshje interesante. Kujtoj se ne kemi një ekip më me përvojë se sa Kosova”, ka thënë Alioski.

“Nëse luajmë siç kemi luajtur gjatë ndeshjeve eliminatore dhe të Ligës së Kombeve mendoj se jemi afër fitores. Skuadra jonë është si një familje, në fushë e ndihmojmë njëri-tjetrin. Ndeshja me Kosovën do të jetë një rast i mirë për të gjithë ne të realizojmë ëndrrat tona që të luajmë në Kampionat Evropian. Muriqin do ta ruajë Visar Musliu. Mendoj se do t’ia dalë me shumë sukses”. 

Ai thotë se Kosova ishte surpriza e LK-së, me lojtarë të talentuar si Rashica Muriqi, Hadërgjonaj, madje këtë të fundit e ka shokë shumë të mirë.

“Kosova është surpriza e Ligës së Kombeve. Ata kanë një skuadër me futbollistë të rinj dhe të talentuar, si Rashica. Muriqi, Hadërgjonaj. Unë kam shumë respekt për Kosovën, pasi aty kam edhe shumë miq. Florent Hadërgjonajn e kam shumë shok të mirë”, shtoi Alioski.

“Deri sa luante te Huddersfield jemi takuar pothuajse çdo ditë, sepse Leeds dhe Hudersfield janë qytete shumë afër njëri me tjetrin. Edhe tani kur ai është në Kasimpasa kontaktojmë për çdo ditë. Edhe ai e di se Maqedonia ka ekip të mirë, por nuk flasim për ndeshjen”. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement