Mbrojtësi i Bayern Munich, Alvaro Odriozola, është kthyer të flasë për të ardhmen e tij që mund të jetë te Real Madrid, klubi që zotëron kartonin e tij.
“Në fundin e sezonit do të kthehem në Madrid dhe do të flas me Zidane, një trajner që më ka vlerësuar gjithmonë. Jam i vetëdijshëm se do të ketë shumë konkurrencë, por dua të provoj veten”, ka thënë spanjolli.
“Kam privilegjin të kem një kontratë me Real Madrid dhe të luaj te Bayern, nuk besoj se ka shumë lojtarë që kanë patur mundësinë të veshin këto dy fanella prestigjioze”, ka vazhduar Odriozola për AS.
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...