Ylli përforcohet edhe me një basketbollist të huaj - Gazeta Express
string(50) "ylli-perforcohet-edhe-me-nje-basketbollist-te-huaj"

Sport

Gazeta Express

24/09/2022 11:53

Ylli përforcohet edhe me një basketbollist të huaj

Sport

Gazeta Express

24/09/2022 11:53

KB Golden Eagle Ylli është përforcuar edhe me një basketbollist të huaj.

Kampionët në fuqi të Kosovës njoftuan këtë të martë për arritjen e marrëveshjes me Rashun Davis, shkruan Gazeta Express.

Basketbollisti amerikan luan në pozitën 2. Ai është i gjatë 183 centimetra.

Davis së fundi u aktivizua te skuadra hungareze, Naturtex-SZTE-Szedeak.

29-vjeçari luajti me mesatare prej 15.3 pikëve, 2.8 kërcimeve, 2.5 asistimeve dhe 1.7 topave të vjedhur për ndeshje.

Ylli nuk e ka nisur aspak mirë sezonin 2022/23 në Superligë, pasi ka pësuar humbje në dy ndeshjet e para.

Skuadra nga Suhareka u mposht nga Rahoveci dhe Sigal Prishtina. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement